Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 125
www.perlatmuslimane.com
Hadithi dallon në mënyrë të qartë mes pastrimit të gruas pas periudhës së saj të menstracioneve dhe pastrimit pas kontaktit seksual, (u pyet profeti ﷺ lidhur me pastrimin pas ciklit menstrual, dhe tha:
”Mereni ujin dhe sidrin dhe pastrohuni me të, pastaj i lanë flokët dhe i fërkon shumë derisa të lagen rrënjët e flokëve, pastaj fërkon dhe largon gjurmët e gjakut…” Pastaj e pyeta rreth patrimit pas aktit seksual, u përgjigj: “Merre ujin dhe pastrohu mirë, pastaj laji flokët dhe fërkoi derisa të lagen rrënjët, e më pas hedh ujë mbi gjith trupin.”
Kur është fjala për pastrimin pas periudhës së menstracioneve, profeti ﷺ theksoi se ajo fërkon shumë flokët, pastaj largon gjurmët e gjakut në një mënyrë që ai nuk e kishte theksuar në lidhje me pastrimin pas aktit seksual.
Poashtu hadithi i përmendur i Um Selemes dëshmon se gruaja nuk është e detyruar që të zgjidh gërshetat e saj kur pastrohet pas aktit seksual. Ky është kuptimi i hadithit të transmetuar nga Ubejd bin Umejr nga Aishah.
Përgjatë këtij detajimi, pra nuk ka asnjë kontradiktë midis haditheve. Është e detyrueshme për gruan që të zgjidh gërshetat e saj gjatë pastrimit pas periudhës së saj të menstracioneve ndryshe nga pastrimi pas aktit seksual, në kundërshtim me mendimin e autorit. Sipas mendimit të tij kërkohet që hadithi i Aishes të refuzohet pa prova, e cila nuk është e lejuar.
Këtë detajim të përmendur e ka edhe Imam Ahmedi si mendim, dhe kjo është e saktë sipas Ibn-ul-Kajimit në ”Tehdhib-us-Sunsen”1. Edhe Ibn Hazmi e ka këtë mendim2.
1 1/165-166.
2 2/37-40.