Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Disa njerëz pohojnë se selefizmi është një prej grupeve të lindura rishtazi dhe se për ta ka gjykim të njejtë si për të gjitha grupet e tjera. Çfarë na thoni në lidhje me këtë?”
Përgjigje: “Ashtu siç kemi thënë selefizmi është grupi që është në të vërtetën. Këtij grupi është e detyrueshme t’i takojmë dhe të punojmë sipas mësimeve të tij. Asnjë grup tjetër nuk i përket grupit thirrës në të vërtetën, sepse ata janë në kundërshtim (me të vërtetën). Si të pasojmë një grup që kundërshton Ehlis-Sunnetin dhe udhëzimin e selefus-salih?! Ai grup që kundërshton selefizmin, kundërshton metodologjinë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe rrugën e sahabëve të tij.
Të thuash se Selefizmi është një nga grupet islame, është gabim. Selefizmi është grupi i vetëm që është e detyrueshme të pasohet, të veprohet në përputhje me të, t’i bashkohemi dhe për të dalë në xhihad me të (kur duhet). Nuk është e lejueshme për një mysliman t’i bashkohet ndonjë grupi tjetër sepse ata janë në kundërshtim me të vërtetën. A pajtohet njeriu që t’i bashkohet grupeve të devijuara?! Myslimani nuk pajtohet me këtë.
I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي
“Ju porosis që të pasoni Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të drejtë pas meje!”
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë në lidhje me Grupin e Shpëtuar:
الفرقة الناجية هي من كان على مثل ما أنا عليه اليوم وأصحابي
“Grupi i shpëtuar janë ata që pasojnë atë që jam unë sot në të dhe shokët e mi.”
A dëshiron të shpëtosh pa pasuar rrugën e Shpëtimit?! A shpreson të shpëtosh, pa ecur rrugës së shpëtimit?! Anija nuk noton në tokë të thatë.”