Shejkh Abdus-Salam bin Berxhas Al Abdil-Kerim (v. 1425)
Burimi: el-Xherh uet-Ta´dil ´indas-Selef, fq. 49-50
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ka dallim në mes të Tebdiut të kufizuar dhe të përgjithshëm dhe Tebdiut specifik.
Shembull i Tebdiut të pa kufizuar dhe të përgjithshëm është që të thuhet se ai që thotë se të shqiptuarit e Kuranit është krijuar është bidatçi. Ky është një Tebdi i pa kufizuar dhe i përgjithshëm.
Shembull i Tebdiut specifik është që të thuhet se një person i caktuar beson se shqiptimi i Kuranit është i krijuar dhe prandaj ai është bidatçi.
Dallimi në mes tyre është se Tebdiu i pakufizuar dhe i përgjithshëm është i padëmshëm dhe nuk përbën rrezik. Ne themi se ai që beson një gjë të caktuar është bidatçi. Ne nuk e kemi identifikuar askënd. Është pra një Tebdi i pakufizuar.
Tebdiu specifik megjithatë është i ndaluar në parim. Nuk na lejohet që të themi se një person i veçantë është bidatçi derisa ti ketë arritur e vërteta. Kur ti tregohet e vërteta dhe e refuzonë atë, na lejohet të themi se ai është bidatçi. Kështu gjykohet një individ. Sepse individi mund të ketë keqinterpretuar diçka, ai mund të jetë i paditur. Kur ai informohet dhe insiston me kokëfortësi e dimë se ai kënaqet me bidatin. Në këtë rast është e lejueshme për të bërë Tebdi mbi të.