Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes Teuhidit Rububije dhe Teuhidit Uluhije

Imam Muhamed bin Abdul-Vehab 

Burimi: 50 pyetje dhe përgjigje në çështje të Besimit, faqe 9.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është dallimi në mes Teuhidit Rububije dhe Teuhidit Uluhije?

Përgjigje: Teuhidi Rububije është besimi se Allahu është i vetëm në veprimet e Tij, si: të krijuarit, furnizimi, të dhënit jetë, të marrit jetën, dërgimi i shiut, rritja e bimëve dhe lënia që ato të rriten dhe të kontrolluarit mbi çdo gjë që ndodh.

Teuhidit Uluhije është që robi ta veçoj Allahun me adhurimin e tij, si: lutjet, frika, shpresa, besimi, të kthehet tek Ai, malli për Të, frika ndaj Tij, betimi në Allahun, lutja në raste vështirësie dhe forma të tjera të adhurimit.

Shpërndaje: