Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15547
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa grupe flasin në emër të Islamit, ndërsa Islami është larg nga ta. Ata thërrasin në xhihad dhe ngrisin parullat për mbojtje të Islamit, dhe pastaj e dëmtojnë Islamin jashtëzakonisht shumë duke shkaktuar gjakderdhje, duke cenuar nderin, duke terrorizuar njerëzit paqësorë dhe duke përçarë umetin. Çfarë thoni për këtë?”
Përgjigje: ”Xhihadi është maja e shtizës së Islamit dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Xhihadi dhe hixhreti u përkasin veprave më të mira në Islam. Megjithatë, është pushtetari mysliman që është përgjgjës për xhihadin. Ai është që e urdhëron atë, e ekzekuton atë dhe ka mbikëqyrje mbi të ose vetë ose me zëvendësin e tij. Kjo është përmendur në librat e akides të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Në to thuhet se xhihadi vazhdon deri në Ditën e Gjykimit si me udhëheqës të devotshëm ashtu edhe me udheqës mëkatarë. Pra ky është xhihad i përshkruar.
Lidhur me gjakderdhjen dhe mosbindjen ndaj pushtetarit, kjo është metodologjia Hauarixhëve dhe kjo është shkatërrim në tokë. Kjo është shkatërrim e jo Xhihad.”