Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes Xhilbabit dhe Nikabit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (950)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pas një studimi të gjatë, unë erdha në përfundimin se nikabi është i ligjësuar dhe i rekomanduar. Nikabi është ajo me të cilën gruaja e mbulon fytyrën e saj. Nikabi është përtej Xhilbabit. Xhilbabi nuk është nikab dhe anasjelltas. Xhilbabi është një veshje me të cilën gruaja mbulon tërë trupin e saj me përjashtim të fytyrës. Nëse ajo dëshiron që të largojë drojën e saj, ajo e bartë nikabin dhe e mbulon fytyrën e saj. Kjo është më mirë për të.

Megjithatë, ka një dallim në mes të gjykimit mbi xhilbabin dhe mbi nikabin. Xhilbabi është i detyrueshëm për të gjitha femrat e rritura, nikabi është Sunnet dhe nuk është i detyrueshëm.

Prandaj profeti tha:

”Një Muhrimah (grua në ihram) nuk duhet të bartë nikab apo dorëza.”

Do të thotë një grua që e bën haxhin apo umren. Ajo nuk duhet të veshin nikab apo dorëza. Megjithatë, është e ligjësuar që ajo të bartë nikab dhe doreza në jetën e përditshme. Prandaj, nxënësi i dijes nuk duhet të ngatërrojë xhilbabin me nikabin. Ato nuk kanë të bëjnë asgjë me njëra-tjetrën as lidhur me veshjen as lidhur me dispozitën. Xhilbabi mbulon tërë trupin e femrës përveç fytyrës, nikabin mbulon fytyrën dhe jo qafën, gjoksin ose shpinën. Xhilbabi është i detyrueshëm, nikabi është Sunnet.

Shpërndaje: