Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh ed-Durr en-Nadhid (15)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ad_dur-14-04-1433.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Para disa ditëve njëri shkroi një artikull me emrin ”Nadharat Teuhidijjeh” ”Vështrime rreth Teuhidit”. Në të ai shkruan se njeriu patjetër duhet të vështrojë e pastaj t’i njoh gjërat, d.m.th. sipas metodës së Esharive. Ai përmendi se të gjithë njerëzit nga Ademi deri tek Nuhi besuan se Allahu është Krijuesi. A është kjo gabim (kjo që ai ka thënë)?
Përgjigje: Po, në këtë ka shumë pluhur. Njerëzit nga Ademi deri tek Nuhi ishin besimtarë të Teuhidit dhe në fenë e babait të tyre Ademit. Nuk ishte vetëm Teuhidi-Rububije (besimi se Allahu është Krijues). Ishte edhe besimi dhe Teuhid-Uluhijeh (se vetëm Allahu meriton adhurimin). Nuk ishte vetëm Teuhid-Rububije. Kush e thotë këtë? Idhujtaria u shfaq së pari në umetin e Nuhit. Para kësaj, të gjithë ata jetonin në Teuhidit. Çfarë tha ai tjetër?
Pyetësi: Në të ai shkruan se njeriu duhet të bëjë hulumtime së pari dhe të dijë më vonë.
Përgjigje: Ai duhet të hulumtojë argumentet dhe të mësojë, po. Por në qoftë se ai ka për qëllim atë që thonë skolastikët (mutekeliminët) që së pari duhet hulumtuar dhe pastaj të besosh, atëherë kjo është e pasaktë. Njeriu është krijuar në natyrshmërinë e shëndoshë që ai e di se kush është Allahu dhe ku e vërteta qëndron. Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e shëndoshë. Kur fëmija fillon ti dallojë gjërat ai urdhërohet që të falet. Sepse kjo është në natyrshmërinë e tij.
Ai nuk urdhërohet që të thotë shahadetin. Sepse fëmija është musliman që nga fillimi. Mendimi që thotë se duhet hulumtuar së pari dhe pastaj të besosh, është mendim i kotë. Njerëzit janë në natyrshmërinë e tyre, me përjashtim të atyre që kanë ndryshuar. Kjo është teoria e skolastikëve (që bazohen në logjikë). Ata thonë se robi është së pari i detyruar që të hulumtojë dhe pastaj të besoj, ndërsa Sheriati thotë se robi duhet së pari të dëshmoj shehadetin, të falet dhe të agjërojë … Sepse ata kanë dije nga e kaluara dhe natyrshmëria e shëndoshë.