“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi midis gjinive fillon që nga lindja

Alameh Rebi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Keshfu Meukiful Gazali mines Sunneti ue Ehliha ue Nakdu Bada Araihi, faqe 100-102

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me të vërtetë që Muhammed el-Gazali e ka tepruar rreth çështjes së gruas. E humbi kohën e tij dhe të myslimanëve duke shkruajtur rreth saj, duke kërkuar që t’i jipen asaj disa të drejta të cilat ajo vetë nuk i don dhe as nuk i synon ato.

Ai gjithashtu pretendon se Islami i ka dhënë gruas çdo gjë nga ato gjëra që Muhammed el-Gazali i imagjinon për gruan.

Çdo mysliman i cili e ka kuptuar islamin, e din që islami e ka nderuar gruan, pavarësisht aështë ajo nënë, bijë, grua apo motër, dhe se islami secilës prej tyre i ka dhënë të drejta, përkushtim dhe mëshirë, me të cilat gruaja myslimane është e kënaqur dhe e lumtur, ajo nuk don më shumë se kaq, kjo është drejtësia e qartë dhe urtësia.

Me gjithë këtë nder, burri (me mirësi prej Allahut) ka karakteristika të cilat nuk janë të barabarta apo nuk i janë dhënë gruas.

Me të vërtetë që islami i ka dhënë përparësi (e ka ngritur, nderuar) mashkullit ndaj femrës që nga lindja e tyre. Është ligjëruar që kur lind djalë të theren dy desh dhe për gocën një dash.

Ata janë foshnje, dhe lahet rroba në të cilën ka rënë urinë e vajzës dhe spërkatet (rroba) prej urinës së djalit.

Gjithashtu edhe në trashëgimin e meshkujve dhe vajzave, mashkullit i jepet hise dyfishi i femrës, e njëjta vlen edhe për vëllezërit dhe për motrat…

Sa i përket çështjeve të gjykimit, politikës dhe xhihadit, islami këto i ka lënë në përgjegjësinë e burrave, dhe se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk e ka bërë të parë (të një çështje) asnjë grua, nuk e ka bërë atë as udhëheqëse të ndonjë ushtrie dhe as komandante të ndonjë çete, dhe nuk i ka dhënë asnjë gruaje drejtimin e një lagjeje dhe jo më drejtimin e një qyteti. As nuk e ka bërë atë imam në namaz dhe as muezine që të thërras ezanin. Nëse gruaja do të kishte një të drejtë të vogël në këto çështje, ai salAllahu alejhi ue selem do ta sqaronte atë gjë, pasi nuk lejohet të vonohet sqarimi nga koha e nevojës (për diçka).

Ndërsa në çështjet e dëshmisë dhe të adhurimit, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem rreth çështjes së grave ka thënë:

”Gratë janë të mangëta në mendje dhe në fe.”

Ndërsa në çështjet e martesës; Gruaja nuk e marton dot veten e saj dhe as të tjerët. Nëse ajo e marton veten e saj, martesa e saj është e kotë, është e kotë, është e kotë (e pavlefshme), si mund të jetë çështja nëse marton të tjerët ?

Për këto çështje ka hadithe të sakta ,dhe me to kanë punuar (dhe punojnë) myslimanët, me të cilat (hadithe) janë të kënaqur si burri ashtu edhe gruaja dhe veçanërisht gruaja e ndershme, e cila nuk kënaqet vetem se me këto (hadithe).

Medhhebi Hanefij (në këtë çështje) është i pa pranueshëm. Allahu i Lartësuar ka thënë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللّهُ

”Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës.” 4:34

A nuk e shikon shkakun se pse burrat janë përgjegjës, shkak i cili vjen prej dy faktorësh. Njëri prej tyre është se burrat kanë përparësi dhe kanë më merita mbi gratë.

Nëse ky është realiteti i gruas dhe gjykimi mbi të gjitha fazat dhe gjendjet e saj, mbi të cilat (gjykime) myslimanët kanë koncensus (ixhma) dhe i përmbahen atyre, atëherë çfarë e shtyu Muhammed el-Gazalin që të lehtësohet (në këto gjëra) dhe t’i përgjigjet me arrogancë dhe ulërima këtij gjykimi për të cilin ka vendosur Kurani dhe që myslimanët janë të gjithë në koncensus (ixhma) dhe ku është fikhu (të kuptuarit) i Kuranit nëse ai nuk ka dije rreth konsensusit të myslimanëve.

Them (Shejkh Rabiu): Të gjitha këto ligje, janë të vërteta, të drejta, të urta dhe të vendosura në vendet e tyre.

Islami kur i ka ligjëruar këto ligje të drejta dhe të përhershme, nuk është merakosur se çfarë do të mendojnë pasuesit e epsheve dhe të dëshirave me mendjet e tyre të prishura dhe as nuk bën kompromis me dëshirat e nefs-eve të sëmura dhe me trurin e të çmendurve.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلَوِ اتَّبَعَ الْحَقُّ أَهْوَاءهُمْ لَفَسَدَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ بَلْ أَتَيْنَاهُم بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَن ذِكْرِهِم مُّعْرِضُونَ

”Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatarroheshin qiejt edhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.23:71

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë pas përmendjes së këtyre ligjeve madhështore:

وَاللّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُواْ مَيْلاً عَظِيمًا

”Allahu dëshiron që t`jua pranojë pendimet tuaja, por ata që pasojnë epshet, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë. 4:27

Shpërndaje: