Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi midis shpresës së saktë dhe të rreme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljah Talib-il-Ilm, fq. 37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mendoj një person e trajton gjendjen e tij ashtu sikurse e kërkon situata. Dhe se mendimi më i saktë është se ai që bën vepra të mira duhet të dominojë shpresa e tij. Në të njëjtën kohë, ai që dëshiron të mëkatojë duhet të dominojë frika e tij. Ky është mendimi më i mirë që kam parë në këtë çështje serioze dhe të madhe.

A duhet që dominimi i shpresës të bazohet në një shkak të vlefshëm për shpresë, apo duhet të jetë shpresë e atyre që nuk posedojnë gjë? Duhet bazuar në vepra të mira. Për shembull, një mëkatar i cili mëkaton vazhdimisht thotë se shpresa e Allahut është e gjerë. Kjo është gabim. Në mënyrë që të kesh një mendim të mirë për Allahun dhe të shpresosh për mëshirën e Tij, duhet të jetë një shkak mbi të cilin e bazon shpresën dhe mendimin e mirë. Përndryshe, këto janë vetëm shpresa të rreme. Në Nexhd është e zakonshme që njerëzit të thonë se shpresat e rreme janë kapitali i të varfrit.

Shpërndaje: