Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr
Burimi: Ligjërata: “Mësime nga vdekja e njeriut më të mirë”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si mund të themi se, disa të dërguar të Allahut janë më të dalluar se disa të tjerë, kur kemi parasysh fjalën e Allahut (te ala) në ajetin e parafundit të suretul-Bekareh, ku thotë:
لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ
“Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” 1
Përgjigje: Kur jemi tek fjala e Allahut:
لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ
“Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” 2
Kjo ka për qëllim besimin në disa prej tyre dhe përgënjeshtrimi i disa të tjerëve. Pranimi i disa prej tyre dhe mospranimi i të tjerëve. Pra, që të gjithë janë profetë të Allahut, të zgjedhurit e Tij. Të gjithë duhet të besohen si të tillë dhe nuk guxojmë të përgënjeshtrojmë ndonjërin prej tyre. Ndërsa, kur jemi të vlerësimi/ngritja e tyre nga ana e Allahut, atëherë nuk duhet harruar se Allahu na ka treguar po në këtë sure kur thotë:
تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ
“Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët.” 3
Gjithashtu, në një ajet tjetër thuhet:
وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَى بَعْضٍ
“Ne i kemi ngritur disa profetë mbi të tjerët.” 4
Pra, vetë Allahut tregon për ekzistimin e dallueshmërisë ndërmjet tyre, dhe se ata nuk janë të një kategorie. Ndërsa, Ai i cili i ka dalluar disa nga disa të tjerë është Allahu.
Besimin mbi ta në këtë formë, e ka argumentuar Kurani në disa prej ajeteve të tij. Kurse, moslejimi i dallimit në lidhje me besimin mbi disa të dërguar dhe përgënjeshtrimin mbi disa të tjerë, apo, moslejimi i dallimit në pranim ndaj disa prej tyre dhe mospranimi i disa të tjerëve, është prej bazave të besimit mbi të dërguarit e Allahut (përndryshe, imani i njeriut nuk është i pranueshëm (v.p.)).
1 El-Bekare 2:285
2 El-Bekare 2:285
3 El-Bekare 2:253
4 El-Isra 17:55