Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauui´ah (11/317)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është dallimi mes teravive, kijam-ul-lejlit dhe tehaxhxhudit?”
Përgjigje: ”Namazi gjatë natës quhet tehaxhxhud dhe kijam-ul-lejl.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Kaloje një pjesë të natës ne namaz, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.” (17:79)
”O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj..” (73:1-2)
Ndërsa në lidhje me teravit, dijetarët e quajnë kijam-ul-lejl në pjesën e parë të natës në Ramazan. Ky namaz nuk duhet të falet gjatë. Gjithashtu mund ta quajmë këtë namaz tehaxhxhud dhe kijam-ul-lejl.”