Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Darka me nëpunësin e bankës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (29)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam një koleg kafir që më fton të darkoj tek ai. A më lejohet që t’i përgjigjem ftesës nëse ai punon në një bankë që tregton me kamatë?

Përgjigje: Nëse e dini që ushqimi është blerë me para të marra në mënyrë të paligjshme nuk duhet të hash prej tij. Dhe nëse të ardhurat e tij vijnë nga burime të ligjshme dhe të paligjshme, të lejohet prej tij. Profeti ﷺ hëngri ushqimin e jehudëve dhe jehudët tregtojnë me kamatë. Ai nuk e dinte që pikërisht ai ushqim ishte blerë me para të kamatës ose të ardhura të paligjshme. Por nëse personi ka vetëm të ardhura të paligjshme, nuk duhet të hash nga ushqimi i tij.

Shpërndaje: