Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut- gjëja më e vështirë sot që njerëzit ta pranojnë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Texhridut-Teuhdid el-Mufid, fq. 104

Data e fetvas: 19.11.1431 ose 26.10.2010

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmed bin Ali el-Mekrizi (Allahu e mëshioftë!) ka thënë:

“[Prej veprave të zemrës janë] Dashuria për hir të Tij dhe urrejtja për hir të Tij. “

Kjo është gjëja më e vështirë për njerëzit sot, ose të paktën për një pjesë të madhe të tyre, pra është fjala për dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut. Disa njerëz nuk e kanë në rend të ditës këtë çështje, nuk e duan dhe as nuk e urrejnë dikë për hir të Allahut. Ata besojnë se gjithë njerëzit janë të barabartë; flasin për humanizmin, të drejtat e njeriut, nënshtetësi e të ngjashme. Ata thonë se nuk duhet ta urrejmë dikë, nuk duhet folur keq për fenë e dikujt, nuk duhet të paralajmërojmë kundër fesë dhe bidateve të dikujt. Ata nuk duan që të themi asgjë në lidhje me këtë. Mirëpo, kështu nuk është e lejuar. Ata tani duan ta varrosin këtë bazament të fesë sonë, duan ta varrosin dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut. Ata nuk duan të qëndrojë ndonjë dallim mes myslimanit dhe jobesimtarit, mes besimtarit dhe hipokritit, mes mëkatarit dhe të devotshmit. Kjo është ajo për të cilën luftojnë sot, kjo është gjëja më e vështirë për ta: dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut. Ata e quajnë atë vetëm me emrin “urrejtje” dhe thonë se ti je urrejtës, se ti i urren njerëzit e tjerë dhe deklarata të ngjashme të cilat ata i përhapin tani.”

Shpërndaje: