Alameh Abdul-Aziz bin Muhamed Es-Selman (v. 1422)
Mauarid-udh-Dhiman Li Durus-iz-Zaman (1/712-713)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh Hamad bin Atik -rahimehullah- ka thënë:
“Një nga detyrat kryesore të besimtarit është dashuria për Allahun, dashuria për gjitha fjalët dhe veprat, të dukshme dhe të fshehura të cilat Allahu i do, si dhe dashuria dhe besnikëria për ata që Allahu i do, duke përfshirë engjëjt dhe njerëzit e mirë. Po ashtu, ai është i detyruar të urrejë të gjitha fjalët dhe veprat, të dukshme dhe të fshehura që Allahu i urren, si dhe ata që i kryejnë ato. Kur ky parim rrënjoset në zemrën e besimtarit, ai nuk ndjehet rehat me armikun e Allahut; nuk ulet me të dhe nuk jeton me të. Ai ndien shqetësim vetëm nga shikimi i tij.”
Por përderisa ky parim është dobësuar dhe është larguar nga zemrat e shumë njerëzve, ata sillen ndaj robërve të devotshëm të Allahut njësoj si ndaj armiqve të Tij. Ata u buzëqeshin armiqve të Allahut. Vendbanimi i luftës është bërë si vend Islamik dhe nuk ka më frikë ndaj zemërimit të Allahut. Ata nuk reagojnë kur shohin kufarët që u mësyjnë muslimanëve dhe as kur shohin të rinjtë që ua mësyjnë vendeve të kufrit.
Kur sprova e dynjasë është rritur dhe është bërë shqetësimi dhe interesimi më i madh i muslimanëve, ata kanë filluar ta ndjekin dynjanë dhe të ndiejnë uri për të qoftë edhe duke hidhëruar Allahun. Si pasojë ata udhëtojnë në vendet e armiqve të Allahut dhe përzihen me ta. Shejtani ua ka ngatërruar fenë, aq sa kanë harruar besën që Allahu ka bërë me ta.
Për shembull, Allahu -te ala- ka thënë:
”Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7
“Këta janë ata për të cilët Allahu e di se ç’kanë në zemrat e tyre. Largohu prej tyre, këshilloji dhe thuaju fjalë që i prekin në zemër.” En-Nisa, 4:63
Disa komentues të Kuranit kanë thënë se Allahu e ka urdhëruar profetin e Tij ﷺ që të qëndrojë larg hipokritëve, t’u flasë ashpër dhe të mos u buzëqeshë atyre. Ai madje duhet t’i takonte me fytyrë të mrrolur. Nëse ky ishte qëndrimi ndaj hipokritëve të cilët jetonin me muslimanët, faleshin me ta, luftonin me ta dhe kryenin haxhin me ta, atëherë si duhet të jetë qëndrimi ndaj atyre që udhëtojnë në vendet e kufarëve, jetojnë me ta, i vizitojnë në shtëpitë e tyre, i përshëndesin të parët me selam dhe u flasin me butësi?
Arsyetimi i tyre i vetëm është jeta e kësaj bote, ndërsa Allahu nuk e ka bërë dynjanë një arsyetim të vlefshëm.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” Et-Teube, 9:24