“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dashuria e Ehl-us-Sunnetit ndaj familjes së profetit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Kurrat-ul-Ajnejn bi Teudhih Ma’ani Akidat-ir-Razijejn, fq. 219-221
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Autori (rahimehullah) ka thënë:
 
“Rafidat karakterizohet me atë se e quajnë Ehl-us-Sunnetin me nofkën “Nasibah”.
 
Rafidat e teprojnë në lidhje me familjen e profetit ﷺ. Në fillim, ata ishin Shiitë që vetëm e preferonin Aliun para të gjithë sahabëve të tjerë (radijAllahu anhum). Me kalimin e kohës, devijimi dhe largimi (nga e vërteta) i tyre eskaloi, pas së cilës ata filluan të besojnë se familja e profetit ﷺ kanë dije rreth së fshehtës, zotërojnë universin dhe se asgjë në botë nuk ndodh pa zotërimin dhe dëshirën e tyre.
Me fjalë të tjera, ata e bën familjen e profetit ﷺ të adhuruar (karshi Allahut). Përveç kësaj, ata fyen dhe akuzuan sahabët me kufër (dalje nga feja). Ata e fyen nënën e besimtarëve Aishen dhe gratë e tjera -radijAllahu anhun- e të dërguarit.
 
Ata e quajnë Ehl-us-Sunnetin me nofkën “Nasibah” sepse kundërshtarët e tyre të parë kishin një qëndrim të tepruar ndaj Benu Umejjes, prandaj i quajtën ata “Nasibah”, sepse donin të thoshin se ata e urrenin familjen e profetit ﷺ . Pas zhdukjes së këtij sekti, Rafidat vazhduan ta quajnë Ehl-us-Sunnetin me nofkën “Nasibah”. Sipas Rafidave, edhe Nasibah edhe Ehl-us-Sunneh janë kufarë.
 
Ehl-us-Sunneti e duan familjen e profetit ﷺ dhe i duan shokët e Muhammedit ﷺ. Qëndrimi ndaj tyre është sipas statusit që kanë. Përveç kësaj, qëndrimi ndaj të gjithëve është në bazë të statusit të tyre. Ata nuk e teprojnë me ta sikurse nuk e teprojnë me profetët në përgjithësi dhe me të dërguarin Muhammed ﷺ në veçanti. Ata bazohen në fjalët e profetit ﷺ:
 
“Mos e teproni në lavdërimin tim sikurse vepruan nasarat (të krishterët) me birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob. Prandaj thoni: “Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.” 1
 
Ata nuk e teprojnë me askënd. Ata besojnë se Muhammedi ﷺ është krijesa më e mirë pa e lartësuar atë mbi statusin që ja ka dhënë Allahu. Ata nuk i luten atij për ndihmë, nuk besojnë se ai e di të fshehtën, nuk besojnë se ai zotëron universin.
 
Ata nuk posedojnë asnjë nga këto besime që posedojnë njerëzit e devijuar prej Rafidave dhe Sufive që besojnë të njëjtën gjë në lidhje me njerëzit e shenjtë. Kështu besojnë të devijuarit.
 
Allahu e ka pastruar Ehl-us-Sunnetin nga nofka “Nasibah” që Rafidat ua kanë vënë atyre sepse Ehl-us-Sunneti e do dhe e respekton familjen e profetit ﷺ dhe ka qëndrimin e duhur ndaj tyre.

 
1 Bukhari (3445).

Shpërndaje: