Abul-Fad’hl Muhammed bin Abdil-lah el-Kunaui
Burimi: Akhbar Xhalal-id-Din er-Rumi, fq. 139-140
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Herën e parë kur Tabrizi mungoi, er-Rumi u bë plotësisht i dëshpëruar. Ai qëndroi në shtëpi dhe nuk dilte fare, gjë të cilën e kishin pritur njerëzit. Ai mbeti në shtëpinë e tij me shpresën se do të mësonte se ku ishte Tabrizi. Më në fund, mësoi se ai ishte në Sham, pas së cilës ai ia shkroi poezinë me shirk (idhujtari) në vijim e cila është në gjuhën persiane:
Drita e zemrës, eja!
Ti je caku i mundit dhe qëllimi, eja!
Ti e di se jeta jonë është në duart tuaja
prandaj mos ua vështirëso robërve, eja!
Dashuria dhe ti i dashur1
Lëre ngurtësinë dhe inatin, eja!
Ti je si dielli që afrohet dhe pastaj largohet
Ti që je pranë robërve, eja!2
Pastaj ai e dërgoi djalin e tij, Sultan Ualadin, për ta sjellur atë të çmuar dhe të nderuar me dhurata të çmuara. Et-Tabrizi u kthye për herë të dytë në Konja3 dhe ia dha për martesë vajzën e gruas së tij Kimija (Kimi) atij me shpresën që dijetarët në Konja të qetësoheshin. Një grua në të cilën për ndryshe Ala-ul-ud-Din djali i er-Rumit ishte i dashuruar. Ndërsa që të dy u kthyen në vetminë e mëparshme, ose siç tha Ebul-Hasan en-Naui:
“Vlerësimi i Xhelal-ud-Din, dashuria dhe uniteti me mësuesin e tij u bë gjithnjë e më e fortë.”
1 Ibnul-Xhauzi tha:
“Sipas gjuhëtarëve, dashuria shfaqet vetëm për atë me të cilin/cilën martohesh.” (Talbis Iblis, fq. 171)
2 Manakib-ul-Arifin (2/283) nga el-Aflaki
3 Sultan Ualad, fq. 59
4 Maulana Xhalal-ud-Din er-Rumi, fq. 9