Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: ed-Da’uad-Daua, fq. 249
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dashuria e zjarrtë është sëmundje, që shërimi i saj i ka paaftësuar. Betohem në Allahun se dashuria e zjarrtë është një sëmundje kronike dhe një helm vdekjeprurës. Kur ajo zë vend në një zemër bëhet e vështirë për ta larguar atë. Kur ajo ndezët bëhet e vështirë për ta shuar. Dashuria e zjarrtë është disa llojesh:
Ndonjëherë është kufër. Shembull i një dashurie të tillë është që të bësh dashurën e përzemërt ortak me Allahun, të cilën ai e do sikurse e do Allahun. E çfarë të thuhet pra që ai të do të dashurën e tij më shumë se sa e do Allahun? Një dashuri nuk falet si mëkat. Ajo i përket formës të madhe të shirkut, e Allahu nuk e falë shirkun, por e falë vetëm me një pendim të sinqertë.
Shenjë e dashurisë së kufrit dhe shirkut është që i dashuri t’i jep përparësi kënaqësisë së të dashurës përpara Allahut. Kur të drejtat dhe hisja e të dashurës përplasen me të drejtën e Zotit dhe adhurimin, ai lejon të drejtën dhe kënaqësinë e të dashurës të shkojë e para. Ai bën gjithçka që mundet për të dashurën e tij dhe për Zotin e tij ai bën më të paktën – në qoftë se ai bën diçka fare. Ai bën gjithçka për të kënaqur, bindur dhe për t’iu afruar të dashurës së tij ndërsa për Zotin e tij jep atë që ka mbetur – nëse ai bindet Atij fare.
Vështroje gjendjen e shumicës së atyre që janë të dashuruar në mënyrë ë zjarrtë në personazhe. Ju do të shihni se ata janë identik me atë që përmendëm. Pastaj vë gjendjen e tyre në një anë të peshores ndërsa teuhidin dhe besimin e tyre në anën tjetër të peshojës, dhe mati ato sipas asaj që Allahu dhe profeti është i kënaqur dhe me drejtësi. Ndoshta i dashuruari madje edhe thotë se ai e do më shumë të dashurën e tij se sa teuhidin e Zotit të Tij.