“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dashuria ndaj kufarëve dhe llojet e saj

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alu-Shejkh
Sherh Thelathat-il-Usul, fq. 24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Taual-lin. Ky është lloji i dashurisë që është për qëllim në fjalën e Allahut -te ala-:

“O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës jehudët dhe nasarat! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata.” El-Maide, 5:51

Ky është lloji i dashurisë që nënkupton të duash idhujtarinë dhe idhujtarët, kufrin dhe kufarët, ose t’i mbështetësh ata kundër besimtarëve që kufri të dominojë mbi Islamin. Kjo lloj dashurie është kufr i madh. Nëse një musliman e ka, ai del prej Islamit.

Pra çfarë do të thotë taual-lin?

Do të thotë dashuri për idhujtarinë dhe njëkohësisht për idhujtarët. Edhe nëse nuk e do vetë idhujtarinë, por i ndihmon idhujtarët kundër muslimanëve që idhujtaria të dominojë mbi Islamin, kjo hyn në taual-lin.

2 – Mu’ualah. Ky është lloji i dashurisë ndaj idhujtarëve dhe kufarëve për çështje të kësaj bote, si lidhje familjare apo të ngjashme. Ky është i ndaluar.

Rregulli është: mund të kenë marrëdhënie për çështje të kësaj bote por pa mbështetje. Nëse kjo dashuri shoqërohet me mbështetjen e idhujtarëve kundër muslimanëve që idhujtaria të dominojë mbi Islamin, atëherë ajo kthehet në taual-lin, që e nxjerr personin nga feja.

Nëse një musliman e do idhujtarin apo kufarët për çështje të kësaj bote, ai bie në një formë mu’ualah për çështje të dynjasë. Ky lloj dashurie është i ndaluar dhe mëkat, por nuk është kufr (nuk të nxjerr nga feja).

Shpërndaje: