Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dasma me muzikë, vallëzim dhe duartrokitje

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (190)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme për një grua të marrë pjesë në dasmën në të cilën ka muzikë, duartrokitje, vallëzim dhe gjëra të ngjashme?”

Përgjigje: “Allahu (te ala) ka thënë:

“Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E, nëse djalli të bën të harrosh, sapo të bie ndërmend, mos rri me mizorët!” 6:68

Pra nuk është e lejuar pjesëmarrja në dasma të tilla as për burrin e as për gruan myslimane, e as nuk lejohet ulja në vende ku ka gjëra të tilla.

Nuk është e lejuar të marrësh pjesë dhe të dëshmosh në dasma në të cilat bëhen vepra të cilat kundërshtojnë Sheriatin Islam, si për burra ashtu edhe për gra.

Kur rri ulur aty dhe dëshmon dasmën, ti përkrah dhe pranon mëkatet e tyre. Pra nuk është e lejuar për një burrë mysliman apo për një grua që të prezantoj në tubime të tilla.”

Shpërndaje: