Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=38
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Është një njeri i cili e ka mësuar përmendësh Inxhilin. Ai i thërret të krishterët në islam, madje edhe debaton me ta me librat e tyre. Ai i lejohet atij ta bëjë këtë?”
Përgjigje: “Transmetohet në Sahihun e Buhariut se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا تصدقوا أهل الكتاب و لا تكذبوهم . فإما أن تصدقوا بالباطل و إما أن تكذبوا بحق
“Mos u besoni atë që thonë pasuesit e librit dhe as mos i përgënjeshtroni ata, ngase ka mundësi që ta besoni të kotën ose përgënjeshtroni të vërtetën.”
Shtesa në hadith “…ngase ka mundësi që ta besoni të kotën ose përgënjeshtroni të vërtetën”, nuk duket të jetë në sahihun e Buharit.
Ibn Abbasi radijAllahu anhu ka thënë: “Libri juaj është i fundit që ka ardhur nga Zoti. A keni parë dikë nga ithtarët e librit t’ju pyesin diçka?”
Pra, kjo nuk është metodologji e drejtë. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë në Librin e Tij fisnik:
فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَ اللَّهِ وَآيَاتِهِ يُؤْمِنُونَ
“Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!” 45:6
Kur profeti salAllahu alejhi ue selem i ftoi Kurejshët në Islam, atyre ua lexoi Kuranin. Ndërsa, Xhubejr bin Mut’im erdhi te profeti salAllahu alejhi ue selem kur ai falte namazin e akshamit dhe lexonte suren et-Tur, derisa erdhi tek fjalët e Allahut:
أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْءٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ
“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!” 52:35
Xhubejri tha- kur dihet se në atë kohë ai ende nuk ishte bërë mysliman-: “Gati sa më fluturoi zemra.” Në një tjetër transmetim, thuhet se ai tha: “Në atë rast imani hyri në zemrën e time.” Andaj, unë ju këshilloj juve që t’i thërrisni njerëzit në islam me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem.”