Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128762
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cilat janë parimet e davetit Selefi? Cila është lidhja që ka ky davet me Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabin? A janë grupimet e kësaj kohe prej frutave të thirrjes së Muhammed bin Abdul-Vehabit, siç janë Xhematu Teblig dhe ‘Vëllezërit Myslimanë’?”
Përgjigje: “Daveti (Selefit) është ai me të cilin erdhi i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe me ata të cilët pasojnë në përputhje me të. Kjo do të thotë të thërrasësh në Teuhid, të bëhet thirrje që vetëm Allahu Azze ue Xhel të adhurohet dhe të thirret në pendim për mëkatet dhe gjynahet që i bëjmë. Kjo është thirrja e vërtetë.
Të gjitha thirrjet e tjera që nuk kujdesen për Teuhidin dhe Akiden janë të gabuara. Këto thirrje kanë interesa të ngushta dhe agjenda të tyre të posaçme. Nëse ata me të vërtetë kishin bërë davet vetëm për hir të Allahut, ata do të fillonin davetin e tyre me Akide, ashtu siç vepruan të gjithë të dërguarit alejhimus-selam.
E para gjë në të cilën ata i thërrisnin njerëzit ishte thirrja në Akide dhe në korrigjimin e saj. Kjo është metodologjia e vërtetë dhe e shëndoshë. Kushdo që devijon nga kjo, ai nuk thërret në fenë e Allahut, por thërret vetëm në atë që ai ka interes.”