“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Definicioni i ekstremizmit dhe lëshimi në fe

”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”

Burimi: “Fetaual-‘Akideh” 641/597

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është kufiri që personi e tejkalon në lidhje me kujdesin që ka për fenë, dhe kështu kjo të konsiderohet ekstremizëm? Çfarë është përkufizimi i ekstremizmit dhe cili është kufiri i lëshimit në lidhje me fenë?”

Përgjigje: “Kufiri të cilin nëse një person e tejkalon në lidhje me fenë dhe që kjo të konsiderohet ekstremizëm është çdo gjë më e tepërt sesa që është e ligjësuar. Ekstremizmi është (i definuar si): “Të tepruarit në diçka dhe rëndimi i vetes me të.”Profeti salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar ekstremizmin kur ai thotë:

إياكم و الغلو في الدين فإنما أهلك من كان قبلكم الغلو في الدين

“Jua tërheq vërejtjen kundër ekstremizmit në fe se vërtet ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe.”

Ahmedi dhe të tjerë me zinxhir të shëndoshë të transmetimit.

Sa për lëshimin në fe, atëherë kjo është e definuar në këtë mënyrë: ‘Lënia në mangësi në kryerjen e asaj që Allahu e ka bërë obligim duke kryer disa mëkate, si: zinaja, përgojimi, shpifja; ose braktisja e disa gjërave që janë bërë të detyrueshme, si: respektimi i prindërve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, marrja e selamit dhe të ngjashme (si këto).’

I gjithë suksesi vjen prej Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”

Shpërndaje: