Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëgjimi i Kuranit ndërsa gjendesh në tualet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (32)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë kam një magnetofon i cili ka volum të lartë. A më lejohet të hyjë në tualet ndërsa nga magnetofoni dëgjohet leximi i Kuranit, mësime fetare, apo diçka tjetër, apo duhet ta ndali atë? Megjithatë magnetofoni është shumë larg nga tualeti.”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe. Është e lejueshme për ta lëshuar magnetofonin jashtë tualetit edhe nëse dëgjohet brenda në tualet.  Është cekur se gjyshi i Shejh-ul-Islam Ibn Tejmijes, ‘Abdus-Salami, kërkonte nga shërbëtori apo djali i tij që t’i lexonin atij Kuran, ndërsa ai ishte në tualet. Ai e bëri këtë vetëm e vetëm për ta shfrytëzuar kohën sa më shumë. Kjo mund të jetë një ngjarje e rrallë. Unë nuk mendoj se një dijetar nuk e bënë këtë përgjithmonë. Por është e mundur se ndokush e bën këtë veprim vetëm kur i duhet për të vërtetuar apo të sigurohet për diçka (për të gjetur argument nga Kurani) andaj vepron në këtë mënyrë.

Edhe pse unë e konsideroj këtë të lejueshme, është më mirë të mos veprohet kjo. Pse? Sepse nëse ai dëgjon diçka që i pëlqen, ekziston rreziku që ai të qëndrojë brenda për një kohë të gjatë, një apo dy orë.

Thuhet se kështu ndodhë në vendet jo islame. Nëse ndokush dëshiron të lexojë gazetën, ai e bën atë në tualet. E ka mundësi që pos kësaj ai pi edhe duhan aty brenda.”

Shpërndaje: