Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në emër të Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Pyetësi: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Shkëlqesia juaj, Allahu të ruajt!
Në disa makina altoparlantët janë paralel me këmbët. Këmbët dhe këpucët mund të vendosen mbi altoparlantë.
Pyetja është: Kur dëgjohet Kurani në këtë mënyrë, a konsiderohet dëgjimi i tillë përdhosje e librit të Allahut, dhe a konsiderohet ky veprim sipas fetuasë tuaj sikurse shtrirja e këmbëve përballë librit të Allahut? Kërkojmë udhëzim, Allahu të ruajt!
Përgjigje: Nëse altoparlantët janë siç e përmende nën këmbët e njeriut ose përballë këmbëve, në këtë rast nuk e lëshon Kuranin famëlartë sepse që Kurani famëlartë të dëgjohet nën këmbët ose nën këpucët e njeriut është padyshim përçmim i Kuranit, dhe nëse njeriu duhet patjetër të dëgjojë Kuran, atëherë t’i ngrejë altoparlantët dhe le t’i vendos ato lart, po.