Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Tuhfat-ul-Muxhib, fq. 192-193
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com
Pyetje: Ata të cilët pasonin metodologjinë e saktë dhe pastaj devijuan, a na lejohet t’i dëgjojmë kaseta të tyre dhe të lexojmë librat e tyre nëse ato janë të regjistruara dhe të shkruara para devijimit e tyre?
Përgjigje: Unë nuk rekomandojë që të lexohen librat e tyre ose të dëgjohen kasetat e tyre. Mua më pëlqejnë fjalët madhështore të Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes (rahimehullah):
“Feja e Allahut nuk do zhdukej në qoftë se Ai nuk kishte krijuar el-Buharin dhe Muslimin.”
Allahu (Subhanehu ue Te ala) e ka ruajtur fenë e Tij:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
”Ne, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Ne, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).”15:9
Unë rekomandoj të qëndrohet largë librave, kasetave dhe ligjëratave të tyre. Ata vetë kanë nevojë për davet. Ata kanë nevojë për t’u kthyer në Kuran dhe Sunnet dhe të pendohen tek Allahu (Subhanehu ue Te ala) për atë që ata kanë në gjatë Luftës së Gjirit dhe në tjera raste.