Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dembelizmi nënkupton një zemër boshe

Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sadi (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 211

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُواْ إِلَى الصَّلاَةِ قَامُواْ كُسَالَى يُرَآؤُونَ النَّاسَ وَلاَ يَذْكُرُونَ اللّهَ إِلاَّ قَلِيلاً

”Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.”1

Kur hipokritët ngriten për të kryer adhurimin më të madh, ata ngriten me përtaci. Ata janë dembela dhe rëndohen nga kjo. Ata ndjejnë neveri ndaj tij. Dembelizmi egziston vetëm në zemrat të cilave u mungon malli. Nëse zemrat e tyre të mos kishin qenë bosh nga malli për Allahun dhe për shpërblimin dhe besimin në Të, ata nuk do të kishin qenë dembela.

___________________________

1 4:142

Shpërndaje: