Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëmet e zgjedhjeve

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3290

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Zgjedhjet kanë pasoja të këqija. A nuk e dini se disa vende joIslame kanë votuar për martesën mes gjinive të njëjta? Sigurisht që është kështu, o vëllezër! Zgjedhjet dhe votimet janë tagut. Ndoshta ka personalitete të larta në Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera që e dinë se cili është vendimi i drejtë, por nuk mund ta zbatojnë atë për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe votimeve. Ne jemi muslimanë dhe Zoti thotë:

وَمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِن شَيْءٍ فَحُكْمُهُ إِلَى اللَّهِ

Dhe në çfarëdo që të keni mospajtime, gjykimi për të është tek Allahu (Mbizotëruesi Gjykues).”1

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

 “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse besoni në Allahun dhe në ditën e fundit. Kjo është më e mirë dhe ka përfundim më të mirë.”2

Le t’i dërgojmë mosmarrëveshjet tona tek Kurani, e jo tek parlamenti popullor. Ne nuk duhet t’i lejojmë injorantët të gjykojnë martesat, jetën, pasurinë, nderin tonë.


1 42:10

2 4:59

Shpërndaje: