Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëmet e zilisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Sherh Hiljjetu Talebil-‘Ilm”, fq. 233-234.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

“Zilia është prej veçorive të jehudive dhe është cilësi e keqe. Por çfarë do të thotë zili? Thuhet se zilia është të duash që të tjerët të humbasin atë që Allahu ua ka dhënë. Nëse dikujt Allahu i ka dhënë pasuri, ziliqari dëshiron që ai të bëhet i varfër. Nëse dikujt Allahu i ka dhënë dije, ziliqari dëshiron që ai ta harrojë dijen dhe të bëhet injorant. Në qoftë se dikujt Allahu i ka dhënë fëmijë, ai dëshiron që fëmija t’i vdes dhe gruaja t’i bëhet sterile e kështu me radhë.

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: se, zili do të thotë të urresh dhuratën që Allahu i ka dhënë të tjerëve. Kjo do të thotë se ai nuk dëshiron që personi të humbasë dhuratën, por ai e urren atë që Allahu i ka dhënë atij.
Zilia njeriut i sjell njëmbëdhjetë dëme:

1 – Është një nga mëkatet më të mëdha.

2 – Djeg veprat e mira ashtu siç zjarri i djeg drurët – dhe hadithi për këtë është i dobët.

3 – Është cilësi e jehudive.

4 – Bie ndesh me vëllazërinë në fe.

5 – Të kesh zili, do të thotë të jesh i pakënaqur me vendimet e Allahut dhe caktimin e Tij.

6 – Të shpie në fatkeqësi.

7 – Ziliqari pason shejtanin.

8 – Sjell armiqësi dhe urrejtje ndaj të tjerëve.

9 – Mund të shpie që të sulmosh të tjerët.

10 – Nënçmim i dhuratave të Allahut ndaj të tjerëve.

11 – E largon zemrën nga Allahu.”

Shpërndaje: