Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3xXK7KN1OAc&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Zgjedhjet presidenciale janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. A u lejohet muslimanëve amerikan të votojnë për njërin nga kandidatët për president, të cilin ata e konsiderojnë më të dobishëm për muslimanët e vendit? Apo duhet të shmangin plotësisht zgjedhjet?
Përgjigje: Unë mendoj se ata duhet të votojnë për personin që ata besojnë të jetë më i dobishmi për muslimanët. Nuk ka asnjë problem në këtë. Dëgjoni fjalët e Allahut (azze ue xhel):
غُلِبَتِ الرُّومُ فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ فِي بِضْعِ سِنِينَ لِلَّهِ الْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِن بَعْدُ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ الْمُؤْمِنُونَ
“Romakët u thyen. Në tokën e afërt (më të ulët, – në Irak dhe Sham: Siri, Palestinë, Jordani) dhe pas humbjes ata do të jenë fitimtarë, brenda tri deri nëntë vitesh. Vendosja e çështjes, para dhe pas (këtyre ngjarjeve) është vetëm nga Allahu. Dhe atë ditë besimtarët (muslimanët) do të gëzohen (nga fitorja që Allahu u jep Romakëve kundër Persëve).”1
Kush do të fitonte? Romakët kundër Persianëve. Romakët ishin më të butë ndaj muslimanëve sesa persianët. Muslimani gëzohet kur një jomusliman që është pak më i keq kundër muslimanëve e mposhtë një jomusliman që është më i keq. E njëjta vlen edhe për zgjedhjet. Pra, ata duhet të votojnë për atë që ata e konsiderojnë se janë më pak të këqij për muslimanët.
1 30:2-4