Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Demonstratat në Egjipt dhe Tunizi janë thirrje për në shkatërrim

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Ligjërata: Uakafat ma Makal-il-Halebi ”La difa’an an-ish-Shejkh Muhammed Hasan”

Burimi: http://sahab.net/forums/showthread.php?t=386037

Data e fetvas: 2/3-1432 ose 5/2-2011

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ajo që po shohim në Egjipt dhe ajo që ndodhi në Tunizi u jep njerëzve, mëkatarëve dhe kriminelëve guxim  kundër udhëheqësve. Kjo është një thirrje për rebelimin dhe shkatërrimin, dhe shkatërrimin e pasurive, objekteve dhe potencialit, si dhe një thirrje në sprova. I thanë: Hudhejfeh bin el-Jemamit (radijaAllahu anh):

“A nuk do të thërrasësh në të mirë dhe të ndalosh nga e keqja?”

Ai tha:

“Është mirë të thirresh në të mirën dhe të ndalosh të keqen. Por nuk i përket Sunnetit që të ngritësh armët kundër udhëheqësit tuaj.”

Të thërrasësh në të mirën është një gjë dhe rebelimi kundër udhëheqësve është një gjë tjetër.

El-Hasan el-Basri (rahimehullah) ka thënë kur pa një Kharixhij në el-Basrah:

“I gjori. Ai pa një padrejtësi që ai e qortoi atë dhe pastaj ra në diçka më të keqe se ajo.”

Shejkh dhe Alameh el-Albani (rahimehullah) ka thënë në komentimin e tij të shkurtimit të “Sahih Muslim” të el-Mundhirit në lidhje me dënimin e udhëheqësve, sulltanëve dhe sundimtarëve në publik:

“Në të ka pasoja të rrezikshme sikurse kur ranë dakord për të qortuar publikisht Uthmanin, e cila shpiu në vrasjen e tij.”

Kjo është e vërteta. Të gjithë dijetarët e Ehl-us-Sunnetit e thonë këtë.

Prandaj, është e detyrueshme për atë që me të vërtetë thërret në Islam, që ta ketë frikë Allahun (tabarak ue te ala) dhe të braktis nxitjen e të rinjve dhe njerëzve të thjeshtë në atë që ata po bëjnë.

Për fat të keq, ky njeri, do të thotë Shejkh Muhammed Hasan, thotë për këto demonstrime:

“… të bekuar dhe fisnike …”

Dhe ai gjithashtu thotë:

“Mos i dëgjoni këta shkatërruesit që e ndotin dhe e keqpërdorin këtë revoltë të bekuar e fisnike …”

Ai e përshkruan atë me këto përshkrime të mëdha:

“… të bekuar dhe fisnike …”

Betohem në Allahun se nuk është as e bekuar e as fisnike. Sepse ajo nuk rrjedh nga Sunneti i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Shikoje videon këtu: 

https://www.youtube.com/watch?v=dKwRr366Vpw

Shpërndaje: