“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dënimi do t’i godas vetëm kufarët

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan 

Burimi: El-Munteka vëllimi 2, nr.82

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa i saktë është ky hadith dhe cili është kuptimi i tij;

”Nuk do të bëhet kijameti vetëm se mbi njerëzit më të këqinj tek Allahu.”

Përgjigje: Hadithi është i saktë, e ka transmetuar Imam Hakimi në ”Mustedrak-un” e tij dhe ka thënë; Zinxhiri i hadithit është i saktë.

Kuptimi i tij është i qartë, në të cilin thuhet se në kohën e fundit para ditës së kijametit do të merren (vdesin) shpirtërat e besimtarëve, sikurse është cekur në hadith dhe do të mbeten vetëm kufarët, dhe mbi ta do të bëhet kijameti.

Shpërndaje: