“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dënimi i Allahut është më i rëndë se sa sprovat

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij (v. 1429)
Ue enne hadha Sirati Mustakima, fq. 75
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa të rinj fetarë mund të jenë të qëndrueshëm për derisa janë me njerëz të mirë dhe të drejtë, por sapo të kthehen në shtëpi dhe të përballen me disa sprova, ata bëhen të paqëndrueshëm. Sprovat mund të shkaktojnë devijimin e tyre. A mund ta shpjegoni këtë?

Përgjigje: Këtë Allahu -subhanahu ue te ala- na ka shpjeguar veçanërisht kur thotë:

“A mendojnë njerëzit se do të lihen të qetë ngaqë thonë: “Na kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? E me të vërtetë, Ne i sprovuam ata të cilët ishin para tyre. Dhe vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur të vërtetën e atyre që janë të vërtetë dhe po kështu vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur gënjeshtrën e atyre që janë gënjeshtarë edhe pse Allahu di gjithçka para se t’i vërë ata në provë.” El-Ankebut, 29:2-3

“Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë përndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. El-Ankebut, 29:10

Këto sprova janë për të filtruar ty; a je i qëndrueshëm apo i përket grupit që shkon me erën? Nëse e braktis besimin dhe fenë tuaj, duhet ta dish se do të goditësh nga dënimi i Allahut, i cili është më i keq dhe më i rëndë se të gjitha sprovat. Prandaj, bëj durim dhe dije se destinacioni përfundimtar i përket të devotshmëve.

Shpërndaje: