Imam Zejnud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: et-Takhuif min-en-Nar, faqe. 194-195
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dënimi për jobesimtarët në Xhehenem as nuk do tu ndalet e as nuk do tu pakësohet, por dënimi atyre do t’i zgjasë përgjithmonë. Allahu (‘Azze ue Xhel) ka thënë:
إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى عَذَابِ جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ
“Sa për zullumqarët, pa dyshim që ata do të qëndrojnë përherë në dënimin e xhehenemit. Ai (dënim) nuk do t’u lehtësohet atyre e kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë.” 1
Dhe thotë Allahu në një ajet tjetër:
وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَى عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُم مِّنْ عَذَابِهَا كَذَلِكَ نَجْزِي كُلَّ كَفُورٍ
“Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t’u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t’i dënojmë mosmirënjohësit.” 2
Gjithashtu, Allahu në një ajet thotë:
أُولَـئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُاْ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالآَخِرَةِ فَلاَ يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلاَ هُمْ يُنصَرُونَ
“Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme. Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe askush nuk do t’u vijë në ndihmë.” 3
Dhe thotë Allahu:
وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِّنَ الْعَذَابِ {49}قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُم بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا بَلَى قَالُوا فَادْعُوا وَمَا دُعَاء الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ
“Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”! Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.” 4
Thotë Ahmed bin Ebil-Hauari se ka dëgjuar Is’hak bin Ibrahimin duke thënë nga minberi në Damask: “Çdo moment që kalon për personin në Xhenet, lumturia dhe të mirat -të cilat nuk i ka ditur se ekzistojnë- do t’i shtohen. Dhe çdo moment që kalon për personin në Xhehenem, veçse do të ndëshkohet me dënime të cilat nuk i ka shijuar më herët. Thotë Allahu (‘Azze ue Xhel):
فَذُوقُوا فَلَن نَّزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا
“Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!” 5
Muhaxhidi ka thënë: “Më është bërë e ditur (nga sahabët) se pushimi i banorëve të Xhehenemit është vendosja e dorës në bel. Për ta janë përgatitur ndëshkime nga më të ndryshmet, të cilat Allahu nuk ia ka bërë të njohura asnjë krijese në tokë.”
Hasan el-Basriu ka thënë: “Allahu (Subhanehu ue Te’ala) (në lidhje me format e dënimeve për banorët e Xhehenemit) ka përmendur zinxhirët, prangat, zjarrin dhe gjëra të tjera të cilat ekzistojnë edhe në këtë botë. (pastaj ka lexuar ajetin, duke thënë:) Allahu ka thënë:
هَٰذَا فَلْيَذُوقُوهُ حَمِيمٌ وَغَسَّاقٌ {58} وَءَاخَرُ مِن شَكْلِهِۦٓ أَزْوَٰجٌ
“Kjo i pret ata! Le ta shijojnë ujin e valuar dhe të qelbët dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.” 6
Kjo do të thotë se do të ketë dënime të cilat nuk ekzistojnë në tokë.”
Allahu (‘Azze ue Xhel) ka thënë:
الَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ اللّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَابًا فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يُفْسِدُونَ
“Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t’u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.” 7
Ibn Abasi (radijAllahu anhu) në lidhje me fjalën e Allahut “Ne do t’u shtojmë dënim mbi dënim…”, ka thënë: “Ato janë pesë lumenj nën Arsh, dhe banorët e Xhehenemit dënohen tek ata lumenj, me disa gjatë natës dhe me disa gjatë ditës.”
1 Ez-Zhukhruf 43:74-75
2 El-Fatir 35:36
3 El-Bekare 2:86
4 Gafir 40:49-50
5 Nebe’ 78:30
6 Sad 38:57-58
7 En-Nahl 16:88