Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dënimi me vrasje për vrasjen

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljati Talib-il-Ilm, fq. 48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ndoshta vrasësi është i keq ndërsa familja e viktimës  duan shumë paratë dhe zgjedhin të kursejnë vrasësin në favor të parave për vrasje. Ky arsyetim nuk është fare urtësi. Në vend të kësaj, duhet shikuar në interesin e përgjithshëm. Nëse vendosni të braktisni diçka për hir të Allahut, Ai e zëvendëson me diçka që është edhe më e mirë. Kërkoni dënim me vdekje për këtë vrasës2. Prandaj, Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) e pranoi mendimin e Imam Malikut (rahimehullah) që vrasësi që vret tinëzisht, vritet në çdo rast edhe nëse të afërmit e viktimës e falin atë dhe fëmijët e tij kanë nevojë për pasuri. Përkundër kësaj, ai duhet të ekzekutohet, sepse për vrasjen tinëzisht nuk mund t’i shpëtosh dënimit me vdekje; sepse viktima nuk mund të mbronte veten dhe vrasësi bën shkatërrime në tokë:

إِنَّمَا جَزَاء الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُواْ أَوْ يُصَلَّبُواْ أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلافٍ أَوْ يُنفَوْاْ مِنَ الأَرْضِ ذَلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنْيَا وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ

 “Shpërblimi për ata që bëjnë luftë kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe kryejnë mizori në tokë, është vetëm që ata të vriten ose të kryqëzohen, ose t’u pritet njëra dorë dhe këmba tjetër (dora e djathtë dhe këmba e majtë), ose të dëbohen nga vendi i tyre. Ky është turpi i tyre në këtë botë, ndërsa në Jetën e Fundit ata do të kenë ndëshkim të ashpër.”2


1 Kush i zbaton gjykimet dhe nënimet e Sheriatit?

Lexo: https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

2 5:33

Shpërndaje: