Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dërgimi i fotografisë së vajzës tek djali që i kërkon martesë

Alameh Abdullah el-Gudejjan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet që familja e vajzës t’i dërgojë një fotografi të saj djalit i cili kërkon të martohet me të, për shkak se largësia mes tyre është e madhe?”

Përgjigje: “Kjo nuk lejohet për shkak se qysh në bazë të të fotografuarit, është haram. Pastaj, ka mundësi që kjo fotografi të bije në duar të tjera, apo ka mundësi që djali të mos ketë dëshirë që ta martojë atë vajzë, mirëpo fotografinë e saj e ruan, dhe kështu ai mund ta keqpërdorë atë e të bëj gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar. I Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم ia lejoi një burri që nëse dëshiron të martohet , ta shikoj vajzën, duke i thënë:

هلا إذا نظرت إلى فتاتهم فإنه أحرى أن يؤدم بينكما

“Sikurse ta shikoje vajzën, kjo do t’i shërbente më shumë lumturisë në lidhjen tuaj.”

Pra, nuk ka të keqe që ta shikoj atë drejtpërsëdrejti para se ta kërkojë për martesë. Porse, çështja e fotografisë nuk lejohet assesi.”

Shpërndaje: