Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dërgimi i parave jashtë vendit për prerje të kurbanit – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Nur ala ad-Darb (18/206).
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një musliman që jeton në një vend kufri, dhe nëse ai ther kurban për Kurban Bajram ai ndoshta nuk gjen ndonjë nevojtarë, kështu që ai e konsideron të jetë më mirë që ti’a dërgon shumën e parave muslimanëve të varfër në mënyrë që ata mund ta therin kurbanin në vendin e tyre. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Nuk ka asnjë problem që ai t’i dërgon parat në mënyrë që të theret atje, kjo është një gjë e mirë në qoftë se kjo bëhet përmes njerëzve të besueshëm, nëse ai dërgon shumën nuk ka asnjë problem. Por në qoftë i lehtësohet atij që të ha prej kurbanit, ai vetë, miqtë dhe vëllezërit e tij, kjo është më mirë. Duhet etabluar sunnetin në mesin e minoriteteve muslimane, dhe ai u jep vëllezërve të tij studentë dhe muslimanëve, dhe ai mund t’u japë prej saj kufarëve. Nuk ka asnjë problem me këtë nëse nuk e luftojnë Islamin sepse kjo është një lëmoshë vullnetare. Nëse ai ia dërgon atë të varfërve në Afrikë, apo muxhahedinëve ose dërgon shumën, nuk është problem në këtë.

Shpërndaje: