“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dërgimi i salvateve në grup pas namazit

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 17371

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa myslimanë mblidhen pas çdo namazit për të dërguar salavate dhe selame mbi profetin (sal Allahu Allahu ue selam). Shembull nga ky veprim është: Njëri prej tyre fillon duke thënë:

“Allahumme sal-li ue sel-lim ‘ala Muhamedin ue ‘ala ali Muhamed.” (O Allah, dërgo salatet dhe selamet tona mbi Muhamedin dhe mbi familjen e tij).

Pastaj xhemati i shqipton fjalët: “sal Allahu alejhi ue selem.”

Kurse imami e përsërit këtë, e thotë: “Allahumme sal-li ue sel-lim ‘ala Muhamedin ue ‘ala ali Muhamed.”

Dhe xhemati prapë thotë: “Salauatullahi ‘ala resulihi.”

Kurse për herën e tretë, thonë të gjithë njëzërit: “Allahumme sali ue selim ‘ala sejjidina ue meulana Muhamed ue ‘ala ali Muhamed ue selim teslima, elhamdulilahi Rabil Alemin.”

Pastaj imami bën dua me zë të lartë për xhematin.

Kur unë u them atyre se kjo është prej risive në fe, ata më akuzojnë mua se unë nuk po e dashkam profetin (sal Allahu alejhi ue selem). Duke ditur se ne falemi me këta njerëz së bashku në xhami, do të donim që t’ua sqaroni atyre nëse ky veprim është i lejuar apo jo.”

Përgjigje: ”Për të dërguar salate dhe selame mbi profetin (sal Allahu alejhi ue selem) është veprim i lejuar dhe vepër e pëlqyer.

Thotë Allahu në Kuran:

“Vërtet, Allahu dhe engjëjt dërgojnë salate mbi të dërguarin. O ju që keni besuar, dërgoni salate dhe përshëndeteni atë me selam!” (El-Ahzab 33:56)

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgoj salavate mbi atë dhjetë herë.” (Muslim, 408)

Por, për ta bërë këtë veprim në grup, kurrë nuk është praktikuar nga selefët e këtij umeti, nga e cila kuptojmë se ky veprim është risi. Në lidhje me këtë, profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që bën një vepër që nuk është në përputhje me urdhrat tona, atij do t’i refuzohet ajo vepër.” (Buhariu 2697, Muslimi 1718)

Allahu na dhëntë sukses! Salatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët.”

Shpërndaje: