Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Deri kur zgjatë dënimi në varr?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Dënimi në varr, a zgjatë deri në Ditën e Kiametit, apo ndërpritet? Cilat janë argumentet në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Zoti ynë në Kuranin famëlartë thotë:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Zjarri që i ekspozohet në mëngjes dhe në mbrëmje, e kur të vijë kijameti u thuhet (melaikeve): ‘Futeni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë’!” 1

Kjo, është për shumicën e njerëzve, për Firaunin dhe ithtarët e tij të cilët kanë marrë për zot dikë tjetër përveç Allahut.

Ndërsa të tjerët –të pabindurit prej muslimanëve (fasikët), dënimi i tyre nuk do të jetë i tillë. Mirëpo, në lidhje me detajet se si do të jetë dënimi i tyre, nuk përmendet asgjë në Sunnet.”


1 Gafir 40:46

Shpërndaje: