Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123367
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një thirrës tek ne në Holandë që thotë se Shejkh Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Salih es-Suhejmi dhe Shejkh Muhammed bin Hadi el-Madkhali janë vetëm nxënës dije dhe jo dijetarë. Kur përmendim fjalët e dijetarëve si Shejkh Rabi bin Hadi el-Madkhaliut dhe Shujukhëve të tjerë ai thotë se ai dëshiron të dëgjojë atë që Abdul-Muhsin el-Abbad thotë, për shkak se ai është më i ditur. Ai gjithashtu thotë se nuk mund të përjashtojmë Xhematin-Tebligh nga Ehl-us-Sunneti, sepse ata ua mësojnë njerëzve Sheriatin, dhe e njëjta vlen edhe për të gjitha grupet e tjera …
Përgjigje: Këtë që ky njeri e thotë janë fjalë të një njeriu të vetëdijshëm. Ai dëshiron të shkatërrojë të gjithë Selefitë. Ai nuk dëshiron tjetër përveç që të mbeten një ose dy persona. Ndoshta do të vijë një ditë kur ai nuk i pranon as ata. A ka të bëj çështja se kë ti e pranon? Kush je ti? Fjalimi juaj është idiotësi.
Ai që thotë se Ubejd el-Xhabirij, Muhammed bin Hadi dhe Salih es-Suhejmi nuk janë dijetarë, – çfarë thënie është kjo kështu?
Po, ata janë dijetarët të cilët japin mësim në universitetin Islamik që një kohë shumë të gjatë. Disa kanë qenë aty për njëzet vite. Të tjerë kanë qenë aty më shumë se kaq. Kush je ti që të flet në këtë mënyrë?
A je ti kompetent për kritika? Kjo kritikë dëshmon se ti je i vetëdijshëm dhe se ti je një idiot dhe se nuk je i ditur. Këta Meshajikhë janë prej Ehl-us-Sunnetit dhe është e detyrueshme për të marrë dije prej tyre.
Në lidhje me atë se një person gabon, kështu që askush nuk i shpëton gabimeve. Nëse një person bën një gabim është e detyrueshme për të që të pranojë gabimin. Nëse ai më pas do të refuzohej, ai ndërgjegjësohet dhe pranon gabimin e tij.