Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (103), min: 1.01.20
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Babai im dëshiron që unë të studioj në një universitet ku ka përzierje të gjinive, të cilin unë e refuzoj. Për shkak të refuzimit tim, ai më trajton ashpër ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e mia. Çfarë më këshillon mua dhe babanë tim?
Përgjigje: Babai duhet të ketë frikë Allahun (azze ue xhel) dhe të kthehet tek e vërteta dhe e sakta. Ti ke të drejtë. Mos iu bind atij në atë që është mosbindje ndaj Allahut:
“Bindja vlen vetëm në atë që është e mirë. Nuk lejohet që t’i bindesh krijesës në atë që është mosbindje ndaj Krijuesit.”
Allahu na udhëzoi se si duhet të jetë qëndrimi i fëmijës ndaj prindërve të tij kufarë:
وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَاتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَيَّ
“Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që ti bësh shok Allahut, për të cilën ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili kthehet te Unë me pendim e nënshtrim.” 31:15