Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshiron ta rivarros trupin e babait nga vendi i kufrit në një vend Islam

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (39)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2029%20-%201%20-%201437.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Babai i një vëllaut musliman ka vdekur në një vend kufri dhe është varrosur atje. Ai dëshiron që ta varros atë përsëri në një vend Islam. A i lejohet që ta bëjë këtë?

Përgjigje: Jo, nëse ai është varrosur në një varrezë muslimane atje. Qëllimi është përmbushur nëse ai është varrosur në një varrezë muslimane. Por në qoftë se ai është varrosur në varrezat e kufarëve, ai duhet ta nxerr atë dhe ta varrosë në një vend ku muslimanët janë të varrosur.

Shpërndaje: