Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Fjala: “أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ الله” -Muhammedi është i dërguar i Allahut- duke ia bashkëngjitur edhe dëshminë “أَنْ لاَ إِلهَ إِلاَّ الله“-nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejt pos Allahut, që të dy dëshmitë në vete përmbledhin edhe kushtet e adhurimit, të cilat janë: Sinqeriteti (në vepër) ndaj Allahut dhe pasimi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).
Ngase, ai që thotë “لاَ إِلهَ إِلاَّ الله” nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejt pos Allahut ai i ka bërë veprat e tij për hir të Allahut. Dhe kush dëshmon “أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ الله” (Muhammedi është i dërguar i Allahut) e ka pasuar të dërguarin e Allahut e jo dikë tjetër. Për këtë arsye, këto dy dëshmi konsiderohen si një kusht i vetëm prej kushteve të islamit. Dhe që të dy dëshmitë, kanë qëllimin e përbashkët: “korrektësia e adhurimeve”.
Sepse adhurimet nuk janë të pranueshme pa këto dy dëshmi: “لاَ إِلهَ إِلاَّ الله” nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejt pos Allahut –që tregon sinqeritetin; dhe “أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ الله” (Muhammedi është i dërguar i Allahut) që tregon pasimin e tij.