Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshmia gjatë divorcit dhe kur ta kthen atë pas divorcit

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)

Burimi: El-Fataua el-Irkaijjah (2/1117)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Fakti që divorci duhet të dëshmohet është diçka për të cilën i tërë umeti është unanim. Disa thonë se kjo është obligim, të tjerët thonë se është e rekomandueshme. Disa besojnë se dëshmia do të thotë vetë divorci dhe se divorci i padëshmuar është i pavlefshëm. Ky mendim shkon kundër konsensusit të Selefëve, Kuranit dhe Sunnetit. Asnjë dijetar i njohur kurrë nuk e ka pasur këtë mendim. Kur u lejua divorci, nuk u obligua asnjë dëshmi. Dëshmia u urdhërua në lidhje me:

فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا ذَوَيْ عَدْلٍ مِّنكُمْ وَأَقِيمُوا الشَّهَادَةَ لِلَّهِ

 “E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të Allahut.”1

Ajeti ka për qëllim ndarjen e gruas me kërkesën e saj, pas përfundimit të kohës së pritjes, e cila madje as nuk është divorc, kthim i gruas tek burri apo martesë. Sipas konsensusit divorci nuk duhet të dëshmohet. Kështu kuptohet se kthimi i gruas pas kësaj ndarjeje duhet të dëshmohet me dëshmitarë.


1 65:2

Shpërndaje: