Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshmia për devijimin e Falih El-Harbit

Alameh Rabi bin Hadi El-Medkhali
Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Fauzi El-Bahrajni, fq. 112
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shikoni çfarë i kam shkruar Falih El-Harbit:

1 – Ju kapeni pas termit “Xhins-ul-‘Amel”1 ndërsa ky term nuk u përmendet as në Kuran, e as në sunnet dhe as nga selefët kur ata e definuan besimin. Me sa di unë ky term nuk ka ekzistuar në kohën e brezave të shkëlqyer. Nuk është e pamundur që të rrjedhë nga filozofët.

2 – Shqyrto definimin e besimit tek selefët; a sheh se kam devijuar prej tyre (në këtë çështje)?

A është Murxhi sipas Allahut dhe Ehli-Sunnetit personi që i beson këtyre definimeve, thërret  në to dhe nxit për t’iu përmbajtur atyre? Sipas Khauarixhëve dhe Hadadijeve të urryer, po këta janë Murxhi.

Shihni nëse ky njeri kokëfortë, i cili shkon kundër metodologjisë së selefëve dhe përkrah termin “Xhins-ul-‘Amel” dhe lufton për kauzën e këtij termi, arrin të konfirmojë këtë term në Kuran, sunnet dhe në thëniet e selefëve!

A mundet të konfirmojë ai se selefët kanë thënë se besimi përbëhet nga fjala dhe “Xhins-ul-‘Amel”?

A mund të konfirmojë ai se selefët u grindën për termin “Xhins-ul-‘Amel”?

A nuk dëshmon paaftësia e tij për të përmbushur ndonjë nga këto kërkesa se ai nuk ndjek metodologjinë e selefëve dhe se lufta e tij bazohet vetëm në epsh dhe në grindje të ashpra? A është e mundur që një musliman i mençur dhe një selef i besueshëm t’i përmbahet një termi të tillë?

Shpërndaje: