“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshmia për shitblerje

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: ”Fauaid minet-Tefsir”, fq. 115.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sipas dijetarëve, është e rekomandueshme që shitë-blerja të kryhet në prani të dëshmitarëve. Ngase Allahu (subhaneh) ka thënë

وَأَشْهِدُوْاْ إِذَا تَبَايَعْتُمْ

”Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje…” 2:282

Kjo pjesë e këtij ajeti, na mëson që të dëshmohet për shitblerje, porse profeti ﷺ ka bërë shitblerje (tregti) dhe nuk ka thirrur dëshmitarë, gjë e cila provon se një gjë e tillë nuk është e detyrueshme. Pra, dëshmia në shitblerje është Sunnet dhe rekomandohet që tregtia të dëshmohet në mënyrë që të ruhen të drejtat e njerëzve në mes tyre. Gjithashtu, kjo ndihmon në ruajtjen e të drejtave të blerësit dhe të shitësit dhe veçanërisht në rast se ndonjë gjë është shitur/blerë me borxh (jo pagesë e menjëhershme), sepse kjo mund të harrohet. Që ajo të shkruhet dhe të dëshmohet bën që të drejtat e njerëzve të ruhen më mirë.

Shpërndaje: