Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshmitarët për divorc

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (33/33-34)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا ذَوَيْ عَدْلٍ مِنْكُمْ وَأَقِيمُوا الشَّهَادَةَ لِلَّهِ ۚ ذَٰلِكُمْ يُوعَظُ بِهِ مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا

”E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të Allahut.” 65:2

Ai urdhëroi që të ketë dëshmitarë kur burri ta kthej përsëri gruan e tij. Umeti janë në koncensus se duhet pasur dëshmitarë për këtë. Disa kanë thënë se kjo është e detyrueshme, ndërsa të tjerët kanë thënë se kjo është vetëm e rekomanduar.

Disa njerëz mendojnë se dëshmitarët janë në divorc dhe se divorci nuk bëhet pa praninë e dëshmitarëve. Ky mendim është në kundërshtim me konsensusin, Kuranin dhe Sunnetin. Asnjë dijetar i njohur nuk e ka thënë këtë. Divorci u lejua së pari pa u bërë dëshmitarët të detyrueshëm. Dëshmitarët u bënë të detyrueshëm:

E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës.”

Ndarja për të cilin është qëllim në këtë ajeti është që ta leshë atë kur ti ketë mbaruar periudha e pritjes së saj. Kjo as nuk konsiderohet të jetë divorc, as ta kthesh atë apo martesë. Sipas konsensusit, këto tri çështje duhet të kenë dëshmitar.

Urtësia pas kësaj, është se shejtani mund ta bëjë burrin që ta fsheh këtë kështu që ai në fund mund ta ndajë atë për të tretën herë pa ditur askush në lidhje me këtë. Si rezultat, ajo mbetet në shtëpinë e tij, ndërsa ajo është e ndaluar për të. Kështu Allahu urdhëroi që të ketë dëshmitarë kur të kthehet gruaja përsëri, në mënyrë që njerëzit ta dinë se sa herë janë bërë divorc.

Kështu nuk është me divorcin. Kur burri ndahet nga gruaja e tij, u qartësohet njerëzve se ajo nuk është gruaja e tij më.

Shpërndaje: