Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Minhexh-us-Sunnen En-Nebeuijeh (2/608)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Si lavdërimi ashtu edhe qortimi kanë të bëjnë me emra vetëm nëse ata kanë bazë në shpallje, ashtu si termat besimtar, kafir, i devotshëm, mëkatar, dijetar dhe injorant.
Përveç kësaj, ai që lavdëron ose qorton duhet të sqarojë sesi personi i lavdëruar ose i qortuar përfshihet në ato emërtime që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ i kanë cilësuar me lavdërimin ose qortimin.
Por nëse rezulton se emërtimi nuk ka asnjë bazë në shpallje, dhe nëse ka mospajtim nëse personi në fjalë realisht përfshihet në ato emërtime, atëherë të dy kushtet bien poshtë. Kjo do të thotë se një fjalë e tillë është e pavlerë përveç tek njerëzit që nuk e dinë çfarë po thonë. As Kurani e as sunneti nuk përmbajnë terma si nasibijeh, mushebihah ose hashauijeh.