Abul-Fad’hl Muhammed bin Abdil-lah el-Kunaui
Burimi: Akhbar Xhelal-id-Din er-Rumi, fq. 159-160
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Një ditë, një kundërshtar ziliqar i dijetarëve e pyeti er-Rumin në lidhje me alkoolin; a është i lejuar apo i ndaluar? Qëllimi ishte për të sulmuar nderin e zotëriut tonë et-Tabrizit. Rrjedhimisht, er-Rumi u përgjigj me një aluzion dhe tha: “Ç’të lëndon ty që ai pi alkool? Nëse një shishe alkool ishte derdhur në det, ai do të mbetej i pandryshuar. Ende do të kishte qenë e lejuar për të pirë atë dhe për të marrë abdes me ujin e tij. Nëse diçka bjer në ujë të kripur, ajo merr gjykimin e kripës. Me fjalë të tjera: Nëse zotëria ynë et-Tabriz do të kishte pirë alkool, atëherë kjo do të ishte e lejuar për të. Sepse gjithçka është e lejuar për të, sepse ai është një det. Por, për një djalosh të lindur nga kurvëria si ti, është e ndaluar për të madje edhe që të hanë bukë gruri.”1
1 Manakib-ul-Arifin (2/216) nga el-Aflaki.