Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 502-503
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi ynë nëse dijetarët nuk pajtohen në lidhje me kritikimin dhe lavdërimin e një thirrësi?
Përgjigje: Për atë që kanë njohuri rreth parimeve të Xherh ue Ta’dil, kritikës dhe lavdërimit, qëndrimi i tij është i qartë. Ai lejon që kritika e shpjeguar të shkojë përpara lavdërimit anonim. Kështu është rasti nëse bien ndesh kritika dhe lëvdata. Nëse bien ndesh kritika dhe lëvdata, kritika e shpjeguar ka përparësi. Ti nuk do të gjesh asnjë dijetarë që thotë diçka tjetër. Të vetmit që e bëjnë këtë janë budallenjtë që edukojnë të rinjtë që të bëhen budallenj të rëndomtë. Këta kanë kundërshtime dhe janë të padiskutueshëm kur bëhet fjalë për këto parime. Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit kanë konsensus rreth këtij parimi. Ata besojnë se nëse një dijetarë e kritikon një individ i cili ose nuk lavdërohet nga një dijetarë tjetër ose ai lavdërohet, kritika e shpjeguar shkon përpara lavdërimit. Disa madje thonë se kritika ka përparësi në çdo rast. Sidoqoftë, mendimi i saktë është se kritika duhet të shpjegohet në mënyrë që ajo të ketë përparësi mbi lavdërimin anonim.
Shumë të devijuar sot shkojnë te disa dijetarë dhe e pikturojnë veten si Selefijun, në mënyrë që të rekomandohen prej tyre. Ata i përdorin këto rekomandime për të luftuar metodologjinë Selefite dhe Selefitë. Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur tek ju në Hollandë, Francë dhe në vende të tjera.
Disa njerëz injorantë që ndjekin të kotën kanë shkuar te dijetarët që ndjekin metodologjinë Selefite dhe kanë marrë rekomandime prej tyre në një mënyrë që vetëm Allahu e di. Motivet e tyre janë të këqija. Ata duan të luajnë me trurin e të rinjve duke përdorur këto rekomandime për t’i larguar ata nga metodologjia Selefite dhe në vend të kësaj t’i hedhin ata në humnerën e Hezbijes dhe devijimit. Kjo ka ndodhur tek ju dhe ju e dini këtë. Të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për këto parime. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm rreth këtyre mashtruesve që luajnë me trurin dhe emocionet e të rinjve. Ata luajnë me parimet, themelet dhe tekstet e Islamit.