“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Detyra e të rinjve kur ka mosmarrëveshje rreth një individi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (2/387-388)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet të jetë qëndrimi i një të riu Selefi nëse ju paralajmëroni ndaj një individi ndërsa një Shejkh tjetër fisnik i Ehli-Sunnetit flet përgjatë dijes së tij për të njëjtin individ dhe e rekomandon atë sipas gjendjes së tij të dukshme?

Përgjigje: Unë i këshilloj rininë Selefi, pavarësisht nga vendndodhja, të mos ndahen për shkak të një individi ose të mos jenë fanatik ndaj njërit ose tjetrit. Në çështje të ngjashme, ata janë të detyruar të marrin çështjen me qetësi, të konfirmojnë dhe të kërkojnë të vërtetën. Kur e vërteta t’i jetë sqaruar atyre, pavarësisht nga cila anë, ata obligohen që të mbështesin të vërtetën. Ata nuk duhet të nguten të asocijohen me njërën ose tjetrën palë. Myslimani duhet të ketë një pozicion të saktë që e kënaq Allahun (tabarak ue te ala) në lidhje me njohjen e së vërtetës dhe të pasojë atë edhe nëse ajo buron nga armiku më i keq. Po kështu, ai duhet të luftojë të kotën edhe nëse ajo buron nga miku më i mirë.

Kur bëhet fjalë për Muhammed el-Maghrauin dhe të tjerët, unë i këshilloj të rinjtë të mos nxitohen për të marrë një pozicion fanatik me njërin ose tjetrin. Ata duhet të zbatojnë qasjen e saktë Islame që e kënaq Allahut (tabarak ue te ala), të kërkojnë të vërtetën dhe me qetësi derisa të arrijnë në realitetin e qartë. Pas kësaj, ai i thotë personit që e ka gabim se e ka gabim dhe është i detyruar të kthehet në të vërtetën. Tjetri duhet t’i kërkojë Allahut që ta shpërblejë atë me të mira dhe t’i thotë atij se ai ia ka qëlluar. Nuk i përket fare metodologjisë Selefite që të nxitosh për të mbështetur ata që janë në gabim ose në të drejtë derisa t’i jetë qartësuar e vërteta atyre.

Pra i këshilloj të rinjtë Selefi. Ata duhet të veprojnë në këtë mënyrë. Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh e trajtoj këtë fenomen dhe të ngjashme me atë që me nxitim merr një pozicion fanatik ndaj një individi të mongolëve që kishte një pozicion fanatik ndaj gënjeshtrës. Prandaj, ata duhet të sigurohen që të mos bien në këtë turp.

Shpërndaje: